22:52 | 11 Prill 2021
22:52 | 11 Prill 2021
Atletico Madrid ka bërë edhe një hap mbrapa në garën për titull duke barazuar me Real Betisin.
“Los Rijoblancos” nuk arritën më shumë se një barazim (1 – 1), ndeshje në të cilën dy skuadrat ishin mjaftë sulmuese, shkruan lajmi.net.
Pas vetëm pesë minutave lojë Carrasco pranoi një asistim të bukur nga Correa dhe e konkretizojë në gol (5′).
Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm 15 minuta, pasi Cristian Tello barazoi rezultatin (20′).
Në tërë minutat e mbetur, dy skuadrat patën disa raste të mirë, por nuk ia dolën të japin goditjen finale, andaj ndeshja u mbyll me rezultat 1 – 1.
Me këtë barazim, Atletico rikthehet në krye me 67 pikë, një më pak se Real Madrid, derisa Beits renditët në pozitën e gjashtë me 47 sosh./Lajmi.net/