Gabriela Veliçkovska, përforcim i ri i Çairit

Klubi i Hendbollit Çair për femra ka nisur punën në merkato dhe po synon që ta përforcojë sa më shumë të mundet ekipin për sezonin e ri.

Marketing

Çairi gjatë ditës së sotme ka prezantuar Gabriela Veliçkovskan si hendbollisten më të rë të ekipit.

Veliçkovska ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe pritet të jetë vlerë e shtuar për formacionin e trajnerit Basri Latifi. Bëhet fjalë për një hendbolliste me eksperiencë ndërkombëtare nga kampionati francez ku atje ka luajtur për 4 vite në ekipet e La Pugen dhe Cote Basque.

Veliçkovska para se të luaj në Francë ka pasur dhe përvojë në kampionatin vendor. Karrierën e ka nisur në ekipin e Metalurgut, e më pas ka luajtur për ekipin e Pelisterit dhe në fund në Kumanovë.

Marketing