Gafa e radhës e Biden, ngatërron emrin e Macron (VIDEO)

Gabimi i presidentit amerikan gjatë fjalimit të tij në fushatë të dielën në Las Vegas, ku ngatërroi Emmanuel Macron me Francois Mitterrand, po bën xhiron e internetit.

Marketing

81-vjeçari Joe Biden po përshkruante një takim që pati me presidentin francez në G7 në 2021.

“Menjëherë pas zgjedhjes sime shkova në një takim të G7. U ula dhe thashë: “Amerika u kthye!” Dhe Mitterrand nga Gjermania – dua të them nga Franca – më pa dhe më tha: sa kohë ka që u kthye?”, tha Biden.

Presidenti amerikan korrigjoi vendin por jo emrin e presidentit por kjo nuk është hera e parë që ngatërron Emmanuel Macron me Mitterrand. Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2022.