06/08/2024
Ballina Lajme Botë Gafat e Biden, Trump e sfidon publikisht: Të bëjmë testin e aftësive...

Gafat e Biden, Trump e sfidon publikisht: Të bëjmë testin e aftësive njohëse për të mirën e amerikanëve

Kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, ka ftuar rivalin e tij në garë, presidentin aktual Joe Biden, që për të mirën e amerikanëve të bëjnë testin e aftësive njohëse.

Marketing

Duke marrë shkas nga gafat e fundit të Biden në samitin e NATO-s ku ngatërroi Zelenskyn me Putin dhe Kamala Harris me Donald Trump, ky i fundit ka kërkuar që të kandidatët të bëjnë testin e aftësive njohëse.

Përmes një psotimi në rrjetin e tij social truth, Trump i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden që të bëjë një test aftësie njohëse së bashku me të.

“Tani e tutje, të gjithë kandidatët presidencialë duhet të mandatohen për të kryer një test njohës dhe test të aftësive, pavarësisht nga mosha e tyre”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Në një postim të mëparshëm, ai akuzon kritikët, të cilën e fajësuan atë për mos respektim në debatin presidencial që u mbajt në qershor.

Trump shton se ai “u përpoq të ishte sa më i sjellshëm duke pasur parasysh se ky është njeriu që ka shkatërruar në mënyrë sistematike vendin tonë”.

 

Marketing