Gajur Kadriu inspekton punimet në rrugën Saraj – Grupçin

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu sot ka inspektuar punimet e rrugës Saraj – Grupçin. Kjo Rrugë do të jetë edhe rruga alternativë prej Tetove deri në Shkup ku qytetarët nuk do të paguajnë në pik pagesat.

Marketing

Rruga Saraj Shkup gjithashtu është rrugë e cila lidh gjithë fshatrat shqiptare. Kjo rrugë kap gjatësi 16 km për të cilën janë siguruar 1.1 milion euro nga Buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Aktivitetet filluan në nëntor të vitit 2017 dhe duhet të përfundojnë këtë muaj apo deri në fund të muajit korrik.

Marketing