Skuadra e Galatasarayt ka dalë në krye të tabelës në Superligën e Turqisë pas fitores së ngushtë ndaj Kasimpashas. Galatasaray, të premten mbrëma triumfoi në shtëpi me rezultatin 2:1, në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të të elitës turke.
Me këtë fitore, Galatasaray ka tubuar 31 pikë dhe përkohësisht ka dalë në krye të tabelës.
Fitoren Galatasaryt ndaj Kasimpashas, ia siguroi sulmuesi Wilfried Zaha. Zaha shënoi dy gola, të parin në minutën e 33-të dhe të dytin në minutën e 51-të për tri pikëshin e radhës të Galatasarayt.