Janë bërë bashkë Gani Geci dhe reperi Fero.
Gani Geci dhe reperi Fero u takuan për të shijuar një kafe së bashku në Gjilan.
Këtë gjë e bëri të ditur vet Geci, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku u shfaq krah reperit.
Ani pse reperi asnjëherë nuk ka folur publikisht për preferencat politike, postimi i Gecit tregon se ai mbështet LDK-në.
“Përshëndetje nga Gjilani bashkë me Feron ,edhe artistët e rinjë të gjithë me LDK”, shkruan ai.
Kujtojmë se data e zgjedhjeve është caktuar më 14 shkurt, ndërsa partitë qysh tani kanë filluar fushatën.