Gani Gërmia merr ftesën për në Ferma VIP, kur ndodh hyrja e tij?

Sezoni i dytë i “Ferma VIP” ka nisur dje në Vizion Plus, dhe produksioni nuk ka humbur kohë për të vendosur bazat e një edicioni që premton shumë.

Nën drejtimin e Luana Vjollcës, formati është rikthyer me më shumë ambicie, më shumë karaktere dhe, siç duket, me lëvizje strategjike që synojnë të ndezin ekranin që në javën e parë.

Në qendër të vëmendjes së fundit është një emër që publiku e njeh mirë dhe që askujt nuk i ka lënë përshtypje neutrale: Gani Gërmia.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu kanë konfirmuar se ish-banori i super sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova ka marrë zyrtarisht ftesën për t’iu bashkuar “Ferma VIP”.

Ftesa nuk është rastësore. Ganiu është një prej figurave më të përfolura të reality show-ve shqiptare, i njohur për energjinë shpërthyese, batutat spontane dhe qëndrimet e forta që zakonisht polarizojnë publikun. Ai di si të tërheqë vëmendje, qoftë për mirë apo për keq – dhe kjo është pikërisht ajo që një program si Ferma kërkon.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Ganiu la të kuptohej qartë se një rikthim në një format të tillë do të shoqërohej me shumë zhurmë: “Nëse hyj prapë, s’ka më lojë, ka spektakël”. Dhe mesa duket, ky spektakël është duke u përgatitur pas kuintave.

Hyrja e tij sipas informacioneve, është planifikuar për ditët në vijim.

Gania ka nisur përgatitjet në çdo detaj, pasi i ka thënë po ftesës, siç konfirmojnë burime pranë formatit.

Produksioni po luan me elementin e befasisë dhe, siç ndodh zakonisht në këto formate, momenti i tij mund të jetë me peshë për të ndryshuar dinamikat brenda grupit.

Por një gjë është e sigurt: kur Gani Gërmia të futet në fermë, asgjë nuk do të jetë më e njëjtë. /Prive By Liberta Spahiu

Marketing