Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se janë ndarë 15 bursa nga Universiteti për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, për regjistrimin në studimet universitare për të rinj nga Komuna e Çairit për vitin akademik 2022/2023.
Bursat do të shpërndahen për nxënësit më të suksesshëm në Komunën e Çairit, por edhe për të rinj të familjeve sociale, si dhe pjesë të administratës komunale për zhvillim të mëtejshëm. Të gjithë bursistët do të përjashtohen nga tarifat dhe shpenzimet që do të kishin gjatë studimeve.
“Gjatë një takimi që realizuam me prof. Dr. Ace Milenkovski, rektor i UTMSH, nëshkruam edhe memorandum bashkëpunumi me të cilin paraparashihet realizimi i aktiviteteve dhe projekte të ndryshme në fushën e arsimit dhe shkencës, të cilat do të kishin dhënë kontribut në rritjen e cilësisë së arsimit” shkruan Ganiu.