Ganiu: 26 mësimdhënës morrën vendime në shkollat e Çairit

Kryetarri i komunës së Çairit sot u ka ndarë ndamë vendimet e punës 26 mësimdhënësve të 8 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “7 Marsi”, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, por edhe shkollës për të rritur “Makarenko”.

Marketing

‘Unë si kryetar dhe institucioni që drejtoj – Komuna e Çairit, gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi krah nevojave, kërkesave të mësimdhënësve, të prindërve, e të nxënësve.
Ndërkohë, forcimi i kapaciteteve kuadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur-shkruan Ganiu.