“Pas shumë lutjesh ndaj VMRO-DPMNE për të hyrë në pushtet dhe çka është më e keqja pa asnjë kusht, pra veç me katër ministri e bile as pa postin e kryetarit të Parlamentit, Ali Ahmeti sot e akuzoi VLEN-in se paska gabuar që paska hyrë në pushtet. Paramendo njeriu që 22 vjet ka qenë në pushtet për të mbetë në po atë pushtet luti e luti, e i gëlltiti bile edhe keksat, e kur mbeti pa pushtet tash akuzon VLEN-in se paska qenë në pushtet për 22 vite”, deklaroi Visar Ganiu, VLEN.
“Hec e biri në fije, a paska qenë në pushtet opozita për 22 vite, apo paska gabu opozita që paska hy në pushtet?! Pak ta përkujtojmë, se opozita VLEN kurr ska qenë në pushtet, por hyri aty kur e fitoi votën absolute të shqiptarëve. Pra në pushtet VLEN as nuk hyri për oreks të pushtetit, as të rehatisë, e as për tjetër gja, por thjesht hyri për ti shpëtuar shqiptarët që i sollët buzë greminës, i varfëruat ata bashkë me familjet e tyre për tu bërë ju e familjet e juaja milionera -a e harruat SORAVINË? E po populli nuk e harron. Ua sollët belanë më të madhe n’shpi të quajtur kumar, pra ju hapët familjeve shqiptare në secilin cep KAZINO që ju e familjet e juaja të pasuroheni. PO pra PO, ua morët bukën e gojës shumë fëmijëve duke i çu baballarët e tyre napër bastore në vend që t’ju krijoni vende pune. Thatë se bëtë investime, por investimi më madh i juaji është që dëbuat mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre për në gurbet, e fëmijët e juaj i kthyet nga gurbeti e i bëtë brenda natës milionera”, tha Ganiu i cili madje parashtroi edhe një pyetje deri tek BDI-ja.
“E tash për në fund dua të parashtroj unë një pyetje: A nuk po ju rrihet hiç në opozitë a? E po mësojuni se aty e keni vendin, se aty ju çoi vota shqiptare duke ju dënuar për gjithë të keqen që jua bëtë me vite të tëra!”, shkroi në Facebook, Visar Ganiu, VLEN.