Ganiu – Ballazhi: Bashkëbisedim për shumë çështje që janë me interes të ndërsjellë për të dyja komunat (FOTO)

Kryatari i Komunls së Çairit Visar Ganiu ka mirëpritur sot kryetarin e ri të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Marketing

‘Me mysafirin nga Kosova bashkëbiseduam për shumë çështje që janë me interes të ndërsjellë për të dyja komunat, të Çairit dhe të Hanit të Elezit dhe mirëqenien e banorëve që jetojnë në to. Gjithashtu e informova z.Ballazhi se në Çair jetojnë një numër i konsiderueshëm i banorëve që kanë prejardhje nga Hani i Elezit, të cilët edhe vazhdojnë të ruajnë lidhjet familjare me të afërmit e tyre që jetojnë në këtë Komunë të Kosovës.
U dakorduam se ajo që do të jetë e mirëseardhur për banorët e dy vendeve dhe që do të ndikojë padyshim në përmirësimin e jetesës së tyre dhe të çojë përpara zhvillimin ekonomik, është thellimi i bashkëpunimit dhe këmbimi i përvojave mes dy komunave të Çairit dhe Hanit të Elezit në gjitha fushat’ thptë Ganiu

Marketing