Ekipet e shërbimit dimëror të Komunës së Çairit sot gjatë gjithë ditës kanë punuar intensivisht në terren për pastrimin e borës nga rrugët dhe trotuaret. Punimet i ka inspektuar edhe vet kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu.
“Rreshjet e borës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë por edhe ne qëndrojmë të mobilizuar për pastrimin e rrugëve dhe hudhjen e kripës për parandalimin e ngricës. Nga sot vënduam në funksion edhe makinerinë e re për pastrimin e trotuareve nga bora. Aksionit masiv të punëtorëve sezonal të komunës sonë nga dita e nesërme do ti bashkangjiten edhe 25 aktivistët e Shoqatës “Burimi”. Me këtë rast faleminderova sinqerisht kryetarin e kësaj shoqate z. Naim Bardhi për gatishmërinë e shprehur gjatë këtyre kushteve klimatike që po mbizotërojnë. Poashtu apeloj deri te qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aksioni duke pastruar rrugët para shtëpive dhe ndërtesave ku jetojnë. Vetëm të bashkuar do të rrisim nivelin e sigurisë në këto momente”, shkruan Ganiu.