GANIU: Çairi komuna e parë me me qendër për pensionistë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi pensionistët, të cilëve ua dorëzoi çelësat e Qendrës për pensionistë, e synuar si vendtakim për banorët e komunës të moshës së avancuar.

Marketing

Ganiu gjatë takimit tha se personat e moshuar janë kategori shumë e rëndësishme e cila kërkon një vëmendje të veçantë.

“Ata kanë dhënë kontribut dhe angazhim që ne ti gëzojmë të mirat sot, andaj kontributi i tyre është i paharrueshëm dhe do të vlerësohet përgjithmonë. Sot, së bashku me kryetarin e Shoqatës së pensionistëve të Çairit z. Qoku si dhe përfaqësues nga pensionistët vizituam Qendrën e parë të pensionistëve në vendin tonë”, deklaroi kandidati i BDI-së për mandat të dytë në krye të Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë vizitës së kësaj qendre për të cilën do të kujdeset Komuna e Çairit.

“Komuna ka siguruar një hapësirë të veçantë ku pensionistët do të organizojnë kohën përmes aktiviteteve sociale”, sqaroi Ganiu.

Qendra për pensionistët është edhe një premtim i realizuar i Ganiut dhe kap shifrën prej 3.600.000 denarësh.

Për më tepër Komuna e Çairit ka siguruar staf të licencuar për shërbime mjekësore dhe sociale për këtë kategori qytetarësh.