Ganiu demanton: Nuk më është djeg vetura, lajme shpifëse që kanë “dirigjentin” e njohur! (FOTO)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka përgënjeshtruar lajmet e fundit lidhur me djegien e veturës së tij.

Marketing

Sipas tij, lajmet janë thjeshtë të pavërteta gjë që e dëshmon përmes fotografive të postuara, ndërkohë që kërkon nga media të caktuara lajmi të përgënjeshtrohet pasiqë në të kundërtën do të inciojë procedurë ligjore.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, demantoj plotësisht lajmin për djegijen e veturës time, lajm ky që u prodhua sonte nga media të caktuara dhe dashakeqe në gjuhën shqipe, pasi që dy ditë më parë po një lajm i tillë u publikua nga mediumi maqedonas Infomaks.

Ky lajm është tërësisht i rrejshëm dhe i prodhuar nga “kuzhina” që siç duket ka një dhe vetëm një qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë të qytetarëve.

Vërtetoj edhe miqtë, familjarët dhe të gjithë banorët e Çairit se vetura ime nuk është djegur dhe se është e parkuar në parkingun para banesës sime gjë që dëshmojë me fotografitë që po i publikoj këtu.

E ju media të caktuara që keni një “dirigjent” që tanimë opinioni i gjerë e din shumë mirë se kush është ai dhe që shqetësoni popullatën në pikë të natës, ju bëj thirrje që urgjentisht ta përgënjeshtroni këtë lajm, në të kundërtën do të jem i detyruar t’ju drejtohem organeve gjegjëse me padi për shpifje dhe shkaktim të panikut.

Marketing