Ballina Aktuale Ganiu: Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë

Ganiu: Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi se në lagjen Fushë Topanë po dezinfektohen hyrjet e ndërtesave kolektive.

Marketing

“Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë. Pas dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive të lagjes Çair i Vjetër, aksionin e punës ekipet e vijuan në hyrjet e ndërtesave të lagjes Fushë Topanë.

Procesit të dezinfektimit iu nënshtruan të gjitha ndërtesat në rrugët: Metodija Mitevski, Petar Içko, Nikolla Grçeto, August Cesarec, Nikolla Maleshevski, Bllagoja Paroviq dhe Ferid Murad.

Me punë do të vazhdohet deri në dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive në territorin e Komunës së Çairit.” – shprehet Ganiu

Marketing
Exit mobile version