Ballina Lajme Shqipëri Rama publikon videon nga Nju Jorku, viktimat transportohen me kamionë…

Rama publikon videon nga Nju Jorku, viktimat transportohen me kamionë…

SHBA tashmë është një nga vatrat kryesore të koronavirusit, ndërsa numri të infektuarve dhe viktimave është duke u rritur me ritme të shpejta.

Marketing

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, ku jepet situata aktuale e përballjes së Nju Jork me koronavirusin. Krehas video Rama shkruan “Pa koment”.

Në kronikën e përgatitur nga gazetarët amerikanë, thuhet se spitalet në Nju Jork për shkak të numrit të lartë të viktimave, po i transportojnë trupat e pa jetë me kamionë me frigoriferë.

“Ndërsa numri i viktimave rritet në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të shpërthimit të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinc, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve të qytetit tashmë ka kaluar 1000 vetë. Agjencia e lajmeve britanike the Independent raportoi se arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave, në morgun e tyre. Deri të hënën, më shumë se 66 mijë njerëz, kanë rezultuar pozitivë në Nju Jork, dhe 1218 prej tyre vdiqën, për shkak të virusit”, thuhet në kronikën e shpërndarë nga Rama.

Exit mobile version