Ganiu dhe Selami apel deri te qytetarët e Çairit: Kërkoni dhe skanoni llogaritë tuaja fiskale, për ta kthyer TVSH-në tuaj!

Për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, bashkëpunimi me pushtetin lokal është më se i nevojshëm. Andaj, takimet me krerët e institucioneve, shkëmbimi i ideve, si dhe promovimi i projekteve është i dobishëm në menaxhimin më efikas, për të vetmin qëllim, ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe sa më shumë projekte për qytetarët tanë.
Me Kryetarin e Çairit, mikun tim Visar Ganiu sot biseduam për shumë tema që na tangojnë si institucione, me theks të veçantë për decentralizimin fiskal, i cili pritet të ketë avancim në tre shtylla kryesore dhe atë: kapacitet fiskal dhe rritja e të hyrave në komunat, disiplinë financiare dhe transparencë me llogaridhënie në punën e tyre. Gjithashtu kryetari Visar Ganiu shprehi mbështetjen e tij për projektin TVSH-ja ime dhe për të bërë apel deri te qytetarët të kërkojnë llogarritë e tyre fiskale, sepse në atë mënyrë ndihmojnë buxhetin shtetëror dhe të komunës, por dhe buxhetin e tyre familjar duke kthyer mjetet e TVSH-së.
Kryetarit Visar Ganiu edhe një herë zyrtarisht i urova mandatin e tij të dytë, duke i uruar shëndet të plotë dhe suksese në realizimin e premtimeve dhe projekteve për një Çair edhe më të mirë!

Marketing