Ganiu e Mexhiti bë Sarajevë, në fokus forcimi i bashkëpunimit të dyanshëm

Vizitën në Sarajevë, kreu u Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me deputetin e BDI-së, Izet Mexhiti dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, e vazhduan sot me takimin me Ministrin e Punëve të Brendshme të Bosnjë e Hercegovinës, Dr. Sellmo Cikotiç.

Marketing

Në këtë takim fokusi u vendos në forcimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

“Ministrin Cikotiç e informuam për hapat që po bëjmë për avancimin e komunitetit boshnjak në Maqedoninë e Veriut dhe konkretisht në Komunën e Çairit. Ai shprehu falënderimin për vizitën e bërë dhe për interesin e vazhdueshëm që kemi shprehur për të bashkëpunuar me shtetin e Bosnjë e Hercegovinës”, ka deklaruar pas takimit kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ai ka shtuar se kjo ishte vetëm edhe një nga mikpritjet e sinqerta që kanë hasur në Sarajevë me autoritetet e larta të shtetit.