Ganiu: Edhe 780 m2 rrugë asfaltohen në Seravë

Kryetari i Komunës së Çairit Visr Ganiu njofton se ekipet e punës të Komunës së Çairit po vazhdojnë me asfaltimin dhe meremetimin e rrugëve e rrugicave nëpër lagje të ndryshme të Çairit.

Marketing

Kësisoj, rrugën “Latif Hasani” (“Mesta”) e asfaltuam në sipërfaqe prej 303 m2, ndërsa rrugën “Drimkol” në sipërfaqe prej 325m2 dhe krahun e rrugës “Drimkol” në sipërfaqe prej 150m2.
Mirëmbajtja e rrugëve të Komunës së Çairit është gjithmonë prioritet i yni. Aksionet e tilla nuk do t’i ndalojmë as edhe një ditë të vetme.