Ganiu: FC Shkupi sërish na bëri krenar duke e forcuar edhe më shumë pozitën e kampionit

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka uruar FC Shkupin për fitoren që zhvillua në stadiumin e Çairit mes Renovës.

Marketing

‘FC Shkupi sërish na bëri krenar duke e forcuar edhe më shumë pozitën e kampionit pas ndeshjes që kishte sot me Renovën.Me fitoren 2-1, klubi ynë i zemrës jo vetëm që fitoi ndeshjen, por me plotë pesë pikë dallim qëndron e paluhatshme në majen e tabelës si kampione. Ky rezultat le të jetë vetëm edhe një paralajmërim për sukseset e padiskutueshme të FC Shkupit në sezonin e ardhshëm.
Uroj nga zemra udhëheqësinë, stafin e ekipit, të gjithë futbollistët dhe kuptohet “Shvercerat”, tifozerinë e flaktë të FC Shkupit për lojën e shkëlqyer dhe suksesin e arritur- shkruan Ganiu.
#FCSHKUPI
#Klubiizemrës