Ganiu: FC Shkupin e kthyem në shtëpinë e vet më të bukur se kurrë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu përfundoi me sukses edhe një projekt të rëndësishëm. Sot u përurua Tribuna e re e stadiumit të FC Shkupit të realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Marketing

Postimi i plotë:

FC Shkupin e kthyem në shtëpinë e vet më të bukur se kurrë

Sot lëshuam në përdorim Tribunën e re super-moderne të Stadiumit të FC Shkupit që ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë neve dhe këtë ëndërr sot e bëmë realitet.

Projektin e kemi realizuar bashkë me Federatën e Futbollit të Maqedonisë të kryesuar nga z. Muhamed Sejdini dhe me përkrahjen e shtëpisë së madhe të futbollit evropian UEFA.
Vlera e projektit: Mbi 79 milionë denarë
Stadiumi ka:
🔵Tribunë të re
⚪️xhveshtore të re
🔵administratë të re
⚪️sistem të ri për mirëmbajtjen e barit
Uroj tifozerinë e flaktë “Shvercerat”, lojtarët, udhëheqësinë e klubit, me në krye drejtorin sportiv Omer Bunjakun, punëtorët sportiv gjeneratat e reja të sportistëve dhe mbetemi me shpresën që historia e FC Shkupit të jetë edhe më e ndritshme.
Me fat dhe Suksese!






Marketing