Festivali SKUPI është një tjetër event kulturor që do të mbahet në zemër të Çarshisë së Vjetër.
Sot mirëprita pjesëmarrësit e këtij festivali tradicional që po e realizon edicionin e 18 dhe që vijnë nga shtete të ndryshme të botës. Ndër mysafirët ishte edhe nënkryetari i Komunës Iskele të Qipros Veriore, Halil Deriçiogllu.
I falënderova të gjithë për vizitën dhe njëkohësisht për pjesëmarrjen në këtë festival me renome dhe potencova se gjithmonë kemi qenë dhe jemi përkrahë promovimit të vlerave të vërteta dhe afrimit të traditave, kulturave e riteve të ndryshme.
Ansamble e shoqëri nga treva të ndryshme të botës gjejnë promovimin e vet çdoherë në Çairin tonë. https://www.facebook.com/share/p/vubjkt9eiWuzW1TN/?mibextid=oFDknk