Ganiu: Filloi ndërtimi i Mega parkut në Komunën e Çairit (Video)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kanë paralajmëruar sot nisjen e punimeve për ndërtimin e parkut në Çair.

Marketing

“Filloi ndërtimi i Mega parkut në Komunën e Çairit. Sipërfaqja – 30.000 metra katrorë. 500 pemë dhe fidanë të rinj. 26 pushimore të reja, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë. 2 kënde të reja sportive. 2 kënde lojërash për fëmijë. 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake një për fitnes. Lokacioni rruga “Brigada Maqedonase Kosovare” (përballë marketit Viva Fresh), në Lagjen Fushë Topanë. Ndërtimi i Mega-parkut vije si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit”, ka shkaruar Ganiu. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02YpzJ5dcHAGV6MWECPVtuNvUXUsiV4EdimC9hZW9jtDZ6a2pQd7YFmtBowGHiZpJ2l&id=100090016557002&mibextid=Nif5oz

Marketing