Ganiu: Gjithçka gati për fillimin e procesit edukativo – arsimor në kopshtet për fëmijë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka njoftuar se gjithçka është gati për fillimin e procesit edukativo – arsimor në kopshtet për fëmijë në Komunën e Çairit.

Marketing

“Gjithçka gati për fillimin e procesit edukativo – arsimor në kopshtet për fëmijë të Komunës së Çairit!

Gjatë gjithë kësaj periudhe në bashkëpunim me udhëheqësitë e kopshteve për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha” u përkujdesëm për realizimin e të gjitha masave preventive të definuara në protokolet shëndetësore për mbrojtje nga virusi Covid 19, pastruam, dezinfektuam dhe pajisëm me mjetet e nevojshme higjienike këto hapësira që dita e nesërme ti gjejë fëmijët tanë në hapësira të sigurta për mirëqenien e tyre shëndetësore.

Me vëmendje do të përcjellim mbarëvajtjen e procesit edukativ duke qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje që kanë kopshtet për fëmijë. Stafit të kopshteve dhe fëmijëve ju uroj fillim të mbarë dhe shumë shëndet!

Marketing