Ganiu: Grubi dhe Osmani po e dëmtojnë Çairin

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, akuzoi zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani për anashkalimin e komunës që ai drejton dhe ku jetojnë dy zyrtarët e lartë të Qeverisë. Madje, në intervistë për Alsat, Ganiu tha se dyshja e BDI-së, Osmani-Grubi kanë dëmtuar komunën e Çairit, duke shmangur investimet qeveritare.

Marketing

“Çdo herë kemi pasur njerëz në pushtetin qendror, në vijat e para prej zv/kryeministrit, Bujar Osmanin, tash Artan Grubin. Ata nuk kanë bërë aspak për Çairin, ata e kanë dëmtuar Çairin, në çdo mënyrë kanë shikuar ta dëmtojnë Çairin. Mund t’i hulumtoni të gjitha investimet, sa janë bërë në Kërçovë, sa janë bërë në Strugë, sa në Gostivar, sa në Tetovë, sa në zonën e Likovës që është ndoshta here pesë apo gjashtë më shumë investime se sa në Çair, edhe pse është një komunë rurale më shumë kërkesa dhe nevoja, nuk jemi kundër që kanë bërë duket edhe më tepër të bëhet për Likovën por në këto komuna shqiptare që i përmenda, komuna e Çairit është lënë në fund”, tha Ganiu.

Sipas tij, qëllimi i Grubit dhe Osmanit është që të dëmtohet ai edhe kreu i LD-së, Izet Mexhiti.

“Qëllimi është të dëmtojnë Visar Ganiun, Izet Mexhetin. Ju vetëm sa për ilustrim. Mjetet e fundit që destinohen për palestrën sportive, të njëjtën palestër edhe në Karposh mbi 1 milion e gjysmë euro investoi qeveria për ta rikthyer në funksion, te ne japin vetëm 400 mijë euro dhe na obligojnë me një pasus, pasi projektin ata e kishin bërë që projekti të realizohet në tërësi. Nga ana tjetër del Artan Grubi bën PR disa ditë ne do ta rikonstruojmë palestrën sportive “Partizani” në Çair. Sipas projektit të tyre, planifikohen 1 200 000 euro të bëhen investime, qeveria lëshon vetëm 400 000 euro dhe ne kur kërkojmë përgjigje në mënyrë zyrtare me letra, qeveria nuk kthen asnjë përgjigje. Dmth edhe ato mjete që i kanë destinuar janë me qëllim të keq, i japin që mos të kesh mundësi se si ti realizosh”, tha Ganiu në intervistë për Alsat.