Ganiu i bashkëngjitet defilesë së ansambleve pjesëmarrëse në “Folk Fest 2021”

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ka pritur përfaqësuesit e ansambleve të cilët do të performojnë në “Folk Fest 2021”. Ky festival starton sonte dhe do të mbahet për 3 netë me radhë në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Marketing

Kisha kënaqësinë sot të jem nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Meksiko, Ukraina, Rumania, Hungaria e Bullgaria, pjesëmarrës të Festivalit ndërkombëtar “Folk Fest 2021”, që do të startojë sonte dhe do të mbahet për 3 netë me radhë.

Paraprakisht iu bashkangjita edhe defilesë së ansambleve që u realizua në zemrën e Çairit – Çarshinë e Vjetër.

Përfaqësuesit e ansambleve, gjithsecili të veshur me veshjet e tyre kombëtare i ngritën edhe sot vlerat kulturore e artistike në piedestalin më të lartë.

Uroj të kalojë sa më bukur “Folk Fest” dhe të shijojmë artin e vërtetë. Ndërsa organizatorët i përgëzoj për këtë aktivitet duke iu përçuar mesazhin që asnjëherë mos të ndalet hovi i Festivalit “Folk Fest”.