Ganiu i kënaqur nga fushata, premton pishinën në 100 ditët e para

Kryetari aktual i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili garon për mandatin e dytë nën logon e BDI-së, premton se në 100 ditët e para të mandatit të ardhshëm do të ndërtojnë pishinë për të cilët tashmë është gati i tërë dokumentacioni. Ai po ashtu theksoi se fushata ka qenë e qetë pa incidente.

Marketing

“Për 100-ditëshin e parë e kemi një projekt i cili veç më ka kaluar procedurat e tenderimit. Është zgjedhur operatori ne duam ta vendosim gurthemelin e pishinës. Jemi duke e realizuar edhe çerdhen më të madhe në Maqedoni. Këto janë dy projekte të cilat do tu përkushtohemi”, deklaroi Ganiu për TV21.