Ganiu i pranishëm në prezantimin e autobusëve ultra ekologjik

Me rastin e prezantimit të sistemit të autobusëve të shpejtë të transportit publik BRT në Shkup, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Marketing

Sot bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe ekspertë të ndryshëm morëm pjesë në prezantimin e sistemit të autobusëve të shpejtë të transportit publik BRT në Shkup.

Me BRT vendosen dy linja me korridore të rezervuara vetëm për autobusë ultra ekologjikë. Njëra trase do të jetë nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të Re, ndërsa tjetra trase është paraparë të kalojë nëpër Komunën e Çairit, gjegjësisht do të jetë nga Kisella Voda deri në Butel. Traseja me drejtim perëndim-lindje është në gjatësi prej 12,8 kilometrash në një drejtim, me 21 stacione, ndërsa traseja me drejtimin veri-jug është në gjatësi prej 10,4 kilometrash dhe me 20 stacione autobusi. Siç u informua, vlera e projektuar e këtyre dy traseve është rreth 70 milionë euro, që nënkupton edhe furnizimin e automjeteve.