Ganiu inspekton nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve në lagjen Seravë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu nga afër ka inspektuar punimet infrastrukturore në lagjen Seravë. Bëhet fjalë për asfaltimin e 1700 metra katrorë rrugë në lagjen Seravë të komunës së Çairit. Në këtë rrugë paraprakisht është bërë edhe instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit përmes mjeteve të TAV. Kryetari Ganiu premton se aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë në të gjitha pjesët e komunës së Çairit.

Marketing

Postimi i plotë:
1️⃣7️⃣0️⃣0️⃣ m2 asfaltim i Rrugës “Prohor Pçinski”-Lagjja Seravë, vazhdojmë edhe më tej

🏘🚧Ekipet tona të punës kanë vazhduar me aktivitetet e shumta për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave në pjesë të ndryshme të Komunës së Çairit.

Ndërsa për momentin po asfaltojmë rrugën “Prohor Pçinski” të Lagjes Seravë në sipërfaqe prej 1️⃣7️⃣0️⃣0️⃣ m2.

Edhe personalisht inspektova punimet për asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa nga ekipet e punës u informova se paraprakisht në këtë rrugë është bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit përmes mjeteve të TAV.

🔜🚧👷🏻Duke qenë në shërbim të popullit, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim aksione të rregullimit të infrastrukturës rrugore, gjithkund ku paraqitet nevoja.