Ganiu jep lajmin e madh: Realizim të projektit për Klinikën për fëmijë, me proces mbindërtimi në dy nivele në suaza të Poliklinikës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, donatorin e projektit Abdylmutalib Bushi, kryetarin e degës së BDI në Çair Izet Mexhiti dhe drejtorin ekonomik të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup Besim Koka dhanë sot lajmin e madh të realizimit të projektit për Klinikën për fëmijë, me proces mbindërtimi në dy nivele në suaza të Poliklinikës së Çairit.

Marketing

Faleminderuam donatorin, afaristin e mirënjohur Abdylmutalib Bushi që i nxitur nga amaneti i babait të tij të ndjerë Fari Bushi, kontribuon me ndërtimin e kësaj klinike bashkëkohore që padyshim se është nevojë e madhe e qytetarëve të Çairit-thotë Ganiu.

Detajet e projektit që fillon rrugën e realizimit:
– Sipërfaqe – 7000 m2 prej të cilave 3500 m2 i dedikohen Repartit për fëmijë, ndërsa pjesa tjetër Repartit për Terapi Fizikale.
– Vlera e realizimit e siguruar përmes donacionit: 172 200 000 denarë.

Ndryshuam lokacionin e përcaktuar paraprak në lagjen Gazi Babë pasi duhej ndryshim i planit detal urbanistik, gjë që merr shumë kohë, si dhe procedurë eksproprimi e cila do ta prolongonte realizimin e këtij projekti.

Poashtu, sëbashku vëzhguam aparaturën bashkëkohore të vendosur në poliklinikë, si aparatin rentgen digjital, aparatin për rezonancë magnetike dhe mamomatin digjital, duke dëshmuar kështu se jemi të fokusuar për cilësi më të madhe të shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Marketing