Në kuadër të debatit në emisionin 200 në Alsat, kryetari i komunës Visar Ganiu u shpreh se ai deri më tani ka rikonstruuar kalldërmën e Çarshisë e cila kap shifrën e 850.000 eurove si dhe ka rinovuar 137 vitrinat e dyqaneve të vjetra të Çarshisë.
Përtej këtyre projekteve,komuna e Çairit vazhdon të mirëmbajë dhe të subvencionoj zejet dhe zanatet e vjetra të çarshisë si dhe në kuadër të planifikimit urban dhe hapsinor ajo vazhdon t’i jap prioritet ndërtimit të hoteleve me qëllim të zhvillimit të turizmit dhe bizenese në çarshi.