Ganiu: Këtë vit 25 projekte në Çair

Komuna e Çairit – Vizita e Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”

Marketing

Sot në Komunën e Çairit, Kryetari Visar Ganiu priti Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe zëvendësin e tij, Erdžan Selimi, të cilët vizituan komunën në kuadër të nismës “Ku zemra është në shtëpi”.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Komunal, si dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të komunës. Gjatë diskutimit, u shqyrtuan sfidat aktuale, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë që ofrojnë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

▶️ Komuna e Çairit, me strukturën e saj të pasur multietnike dhe multikulturore, është një shembull i bashkëjetesës harmonike dhe përpjekjeve të përbashkëta për përparim.

Kryetari Ganiu theksoi se komuna do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

🌟 Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e komunitetit të bashkohen në nismën “Ku zemra është në shtëpi”, e cila do të mbahet më 25 shkurt, në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”. Qëllimi është që përmes një diskutimi të përbashkët të kontribuojmë në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të komunës.