Ballina Lajme Kosovë Ganiu: Komuna e Çairit me aksion për pastrimin e mbeturinave

Ganiu: Komuna e Çairit me aksion për pastrimin e mbeturinave

Si komunë kemi nisur një aksion të rëndësishëm për pastrimin e mbeturinave komunale në Çair. Në këtë aksion janë angazhuar punëtorët sezonal të komunës në pastrimin e rrugeve dhe hapësirave publike.
Kemi përfunduar më sukses pastrimin e mbeturinave komunale në disa rrugë kyçe të komunës, gjegjësisht është pastruar rruga Pavle Iliç nr. 19 dhe nr. 21 si dhe rruga Krste Arsenov nr.5, nr.6 dhe nr.8.
Aksioni për pastrimin e mbeturinave komunale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me fokus në rrugë tjera, gjegjësisht puntorët sezonal do të kalojnë në çdo zonë të komunës ku të jetë nevoja.
Ju ftoj të gjithe juve, qytetar të nderuar të bashkëpunoni me ne duke hedhur mbeturinat në vendet e caktuara dhe duke na mbështetur në këtë nismë të përbashkët. Një ambient i pastër është përgjegjësi e të gjithëve dhe me ndihmën tuaj mund ta mbajmë komunën tonë të pastër.  https://www.facebook.com/share/p/TnMH66r8kQfNttSS/?mibextid=oFDknk

Marketing
Marketing
Exit mobile version