Komuna e Çairit në mënyrë madhështore nderoi mësimdhënësit dhe punonjësit e arsimit, ata që secilën ditë janë tejet të rëndësishëm për të gjithë ne.
U përkujtua rrugëtimi i arsimit shqip, traditat dhe arritjet e shkollave, u çmuan e u nderuan figurat e mësuesve tanë të dashur, që kanë rolin më fisnik që e njeh historia sepse nuk janë thjeshtë edukatorë të një fëmije, por të një shoqërie të tërë.
Të nderuar mësimdhënës e keni respektin tim të pafund sepse pikërisht ju jeni shtylla kryesore e shoqërisë tonë. E ju të nderuar pensionistë dhe veteranë të arsimit jeni krenaria më e madhe e jona ngaqë gjurmët që keni lënë në zhvillimin e arsimit nuk i fshin dot koha. https://www.facebook.com/share/p/4gBo1vmPJm33UUgp/?mibextid=Nif5oz