



Infrastruktura nëntokësore prioritet i Komunës së Çairit. Sot u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik.
“Sot në krahun e tretë të rrugës “Mit’hat Frashëri” (“Brigada Maqedonase Kosovare”), realizuam aksionin e radhës, ku në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Visar Ganiu.
Ndërkohë, ekipet e punës bënë edhe pastrimin dhe lanë pustetat me makineri speciale dhe me dorë.
Aksionin që e ndërmorëm sot ka për qëllim mirëmbajtjen e infrastrukturës nëntokësore.