Vota ‘PËR’ në referendumin e 30 shtatorit do të thotë shumë në aspektin ekonomik, social dhe të sigurisë për bashkëqytetarët tanë. Jam i bindur se rruga që po hapërojmë do të jetë më me perspektivë për ne’, ka thënë mes tjerash kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu në tubimin e sontëm në sheshin Skënderbej.
Sipas tij anëtarësimi në strukturat euroatlantike të cilës do t’i paraprijë referendumi i 30 shtatorit, do të mundësojë realizimin e shumë projekteve.
‘Për këtë qëllim më 30 shtator mos nguroni por të dalim dhe të votojmë për komunat tona, për standard evropian të qytetarëve dhe ekonomi më të mirë’, ka thënë Ganiu.