Ganiu: Me shumë dashuri për të gjithë fëmijët e Komunës së Çairit

Ka vazhduar edhe sot “Karvani i fëmijëve të Çairit” në dy lagje të kësaj komune ku i pranishëm ishte edhe kryetari Visar Ganiu. Me këtë rast Ganiu ka falenderuar aktorët, edukatoret dhe para së gjithash fëmijët.

Marketing

Postimi i plotë:

Edhe një ditë e mrekullueshme në Komunën tonë edhe një ditë plotë me gëzim fëmijsh, art, muzikë, sport, film dhe argëtim dhe gjithnjë duke i respektuar masat anti-kovid. Sot kishim një vazhdim të shkëlqyeshëm të “Karvanit të fëmijëve të Çairit” në dy lagjet tona Seravë(Fusha e sportit në SHFK “Hasan Prishtina”) dhe Fushë Tophanë (Parku i madh).

Edhe njëherë falënderoj të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij Karvani, arsimtarë dhe edukatorët e shkollave e të çerdheve që aderojnë në Komunën tonë, artistët e Galerisë Kombëtare, aktorët që animuan fëmijët: Hamdi Rashitin, Valdeta Ismailin, Blerim Dardhishtën, Mentor Kurtin. Falënderimi më i veçantë sot kuptohet u drejtohet fëmijëve që i dhanë bukurinë më të madhe këtij Karvani.

Me shumë ♥️ për të gjithë fëmijët e lagjeve të Komunës së Çairit.

Marketing