Ganiu mirënjohës për aksionet humanitare në komunën e Çairit

Kryetari i komunës së Çairit ka përshëndetur aksionin humanitar të kompanisë Comodita Home e cila dhuroi 30 dyshekë për familjet në nevojë. Shpërndarja e ndihmës u menaxhua nga kompania Comodita Home dhe komuna e Çairit. ‘Në këto momente të vështira gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar aty ku ka nevojë!’, thekson mes tjerash kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing

Postimi i plotë:

👏Është për tu përshëndetur dhe meriton mirënjohje gatishmëria humanitare e atyre që shtrijnë dorën e ndihmës ndaj qytetarëve tanë në nevojë, veçanërisht në këtë periudhë të përballjes me pasojat negative socio-ekonomike që po i shkakton pandemia e virusit Covid 19.

🤝Kësaj radhe ishte kompania e mirënjohur Comodita Home ajo që për rastet e rënda sociale dhuroi 30 dyshekë, me të cilët së bashku menaxhuam procesin e shpërndarjes së kësaj ndihme të rëndësishme humanitare. Shpreha faleminderimin tim për gjestin human të kompanisë! Të qëndrojmë bashkë në këto momente të vështira gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar aty ku ka nevojë!