Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka mirëpritur në takim pune me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi.
Kënaqësi që vizitova sot Komunën e Hanit të Elezit, ku edhe realizova takim pune me kryetarin e kësaj komune Mehmet Ballazhi dhe nënkryetarin Sevdi Dernjani.
Ishte një takim mjaft produktiv me çrast edhe shtrim dorën e bashkëpunimit për shumë fusha që do të mund të jenë në interes të zhvillimi socio-ekonomik të të dyja komunave- Çairit dhe Hanit të Elezit.
Në veçanti u ndalëm në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte që do të përmirësonin dukshëm jetesën e banorëve të dyja vendbanimeve tona.
U zotova se Çairi gjithmonë do të jetë mbështetje e fuqishme jo vetëm e Komunës së Hanit të Elezit, por edhe të gjitha komunave të tjera që kanë nevojë për një gjë të tillë-shkruan Ganiu.