Ganiu mirëpret në takim ryetarin e Komunës Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot kryetarin e Komunës Vushtrrisë, Republika e Kosovës, Ferit Idrizi.

Marketing

Gjatë takimit të sotëm bashkëpunimi ndërmjet Çairit dhe Vushtrrisë ishte në fokusin e bisedës, me ç’rast nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për thellimin e tij me çka do të ndikohej drejtpërdrejt në afrimin e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, por edhe në këmbimin e përvojave ndërinstitucionale mes stafeve të pushteteve vendore.

“Me këtë rast potencova se çdoherë që bashkëpunojmë, para se gjithash edhe ne si komuna bëhemi gjithnjë e më të avancuara dhe më të zhvilluara”, ka deklaruar pas takimit kreu i Çairit, Visar Ganiu.