Ganiu mirëpriti Ardijan Azemin, krenarinë e boksit vendor

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti Ardijan Azemin, krenarinë e boksit vendor dhe djaloshin e “artë” në Turneun Ndërkombëtar për boksierë juniorë “Emil Jechev” në kategorinë 80+ kg të zhvilluar në qytetin Botevgrad në Bullgari. Ardijani triumfoi në mesin e 18 shteteve pjesëmarrëse dhe të njohura për sukseset në sferën e boksit si: SHBA, Rusia, Kazakistani, Ukraina, etj) duke u bërë senzacion i vërtetë i turneut. Kryetari Ganiu i shprehu përkrahjen e tij personale dhe të Komunës së Çairit edhe në sfidat e rradhës të karrierës së tij prej një boksieri të suksesshëm.

Marketing

Bashkë me të ishte edhe trajneri i tij Naser Haruni, të cilit kreu i Çairit Ganiu i shprehu mirënjohje të thellë për punën e shkëlqyeshme si trajner personal i Ardijanit dhe Klubit të Boksit “Shkupi” nga ku po dalin gjenerata të reja të përgatitura për fitore të reja në arenën e boksit ndërkombëtar. Boksierët e rinj të KB “Shkupi” që kishin ardhur për ta shoqëruar Ardijanin gjatë takimit, Ganiu i këshilloi që të ndjekin shembullin e tij të përkushtimit dhe punës profesionale.

Sfida e rradhës e Ardijanit është Kampionati Evropian që do të mbahet në Galaty të Romanisë në fund të muajit Maj ku të gjithë i urojmë të shkëlqejë dhe të fitojë sërish medaljen e artë.

Marketing