Ganiu mirëpriti në takim mundësen e re nga Çairi, Sadije Dura

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka mirëpritur në takim mundësen e re nga Çairi, Sadije Dura.

Marketing

Ajo ditë më parë, në moshën vetëm 12 vjeçare, u shpall kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, si pjesë e klubit të mundjes, Liria.

Ganiu shprehet se fitorja e saj është një fitore historike edhe për të, edhe për klubin por edhe për gjithë Çairin.

Ndryshe Klubi i Mundjes “Liria” fitoi të dielën kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.

Marketing