Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kreun e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe Shoqatën е qytetarëve shfrytëzues të hapësirës zyrtare të QT “Mavrovasja”, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për krijimin e një zone të gjelbërt atraktive në qendrën tregtare Mavrovasja, е cila sipas projektit do të ketë sipërfaqe prej 4000 m2.
https://www.facebook.com/p.shilegov/videos/477909453225531
‘Ky projekt është dëshmi e ndjekjes së trendit zhvillimor të vendeve evropiane dhe padyshim se do të rrisë atraktivitetin e kësaj qendre tregtare që gravitohet nga një numër i madh i qytetarëve dhe do të kontribuojë në përballjen me sfidën serioze të ndotjes së ajrit-thotë Ganiu.