Ganiu – Muça në aksion për pastrimin e oborrit të SHF “Imri Elezi”

Kryetari i komunës Çair Visar Ganiu sëbashku me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërimet” Ardian Muça, deputja Merita Koxhaxhiku, drejtoresha e SHFK “Imri Elezi” Lulzime Ahmetaj Islami dhe punëtorë sezonal në aksion për pastrimin e
oborrit të Shkollës Fillore Komunale të Çairit “Imri Elezi”.

Marketing

Postimi i plot në FB i kryetarit të komunës Çair Visar Ganiu.

Bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardian Muça, ish-drejtoreshën e kësaj shkolle dhe deputeten aktuale Merita Koxhaxhiku, drejtoreshën aktuale të SHFK “Imri Elezi” Lulzime Ahmetaj Islami, me punëtorët tanë sezonal e më stafin shkollorë, u përkujdesëm që të pastrojmë dhe të rregullojmë çdo cep të oborrit të kësaj shkolle dhe gjithçka të jetë gati për t’i mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Aksionet e tilla janë gjithmonë të mirëseardhura, ndërsa me mirëmbajtjen e mjedisit jetësor, posaçërisht në vendet e dedikuara enkas për më të vegjlit tanë, drejtpërdrejt kontribuojmë edhe në mirëqenien e të gjithëve.