Kryetari aktual i komunës së Çairit, Visar Ganiu, kërkon mandatin e dytë në krye të kësaj komune për t’i përfunfuar të gjitha projektet që kanë mbetur të parealizuara deri tani, por edhe për t’i zgjidhur, siç thotë ai, problemet primare të banorëve të kësaj komune. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Ganiu tha se, mbështetja e madhe e qytetarëve dhe partisë (BDI) kanë ndikuar që ai të garojë për mandatin e dytë.
“Unë që në mandatin e parë kam thënë se dëshira ime ka qenë që t’i bëj dy mandate sepse projektet kanë lidhshmëri që kemi nisur dhe dëshira e kryetarit është që t’i përfundojë ato. Por, ka edhe projekte të tilla që janë në prag që me shumë mund dhe sakrificë kemi arritur për t’i realizuar apo projektuar. Ne 6 muaj në mënyrë intensive punojmë për garazhet në kate t’i bëjmë realitet në Cair dhe garazhet nëntokësore që ka hasur në shumë zvarritje institucionale. Nga ana tjetër, koha e pandemisë na i ka lënë disa projekte pa përfunduar, pavarësisht angazhimit tonë. Mendoj që me dy mandate do t’i realizoj ato gjëra që janë primare”, tha mes tjerash Ganiu./