Ganiu në patronatin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”

Kyetari  Komunës së Çairit Visar Ganiu sot  mori  pjesë në patronatin e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”.                                                                    “Ky ishte një moment i veçantë, që më dha mundësinë të reflektoj mbi rëndësinë e këtij institucioni dhe trashëgiminë që mbart ai për komunitetin tonë. Emri i shkollës na kujton një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – Kongresin e Manastirit, që shënoi një hap të madh në unifikimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Marketing

Si nikoqir i ngjarjes, drejtorin e shkollës, z. Faik Xhoni, e falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin e tij në organizimin e këtij aktiviteti dhe në drejtimin e shkollës. Me punën e tij të palodhur, ai ka bërë të mundur që ky institucioni të jetë një vend ku nxënësit zhvillohen dhe rriten si individë të përgjegjshëm.

Pjesëmarrja ime në këtë ngjarje më bëri të kuptoj edhe më thellë se arsimi është baza e çdo shoqërie dhe se është përgjegjësia jonë të mbështesim këtë institucion, duke e transformuar atë në një vend ku brezat e rinj të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Ky patronat ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes shkollës, prindërve dhe institucioneve lokale, duke krijuar një bashkëpunim të ngushtë për të siguruar një arsimim cilësor dhe për të ndihmuar nxënësit të arrijnë potencialin e tyre të plotë.  https://www.facebook.com/share/p/18uzxBdY3Y/

Marketing