Ganiu në Stamboll, takon kreun e komunës së Esenlerit,Tefik Köksu

Gjatë vizitës sime në Komunën e Esenlerit në Stamboll, pata kënaqësinë të takoj Kryetarin e Komunës, z. Tefik Köksu, me të cilin diskutuam mundësitë për bashkëpunim dhe binjakëzim mes komunave tona.

Marketing

Gjithashtu, pata rastin të takoj shoqatat e shqiptarëve në Esenler, duke ndarë me ta biseda të ngrohta dhe duke dëgjuar për kontributin e tyre në komunitetin lokal.

Në kuadër të kësaj vizite, vizituam edhe Parkun e Popullit (Milet Bahçesi) dhe Bibliotekën Komunale, dy hapësira të rëndësishme për qytetarët e Esenlerit, të cilat frymëzojnë përkujdesje ndaj ambientit dhe edukimit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes komunave tona dhe thellimit të bashkëpunimit për projekte të ardhshme në dobi të qytetarëve tanë.

https://www.facebook.com/share/1Au1fX6kyY/