Ganiu në takim me myftiun e Shkupit Qenan Ismaili

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka pritur sot në një takim myftiun e Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili dhe bashkëpunëtorin e tij Jetmir Jakupi.
“Bashkëpunimi mes Komunës së Çairit dhe Myftinisë së Shkupit ishte në fokusin e takimit të sotëm, ndërkohë që u zotuam se do të kemi një koordinim edhe më të fuqishëm midis dy institucioneve tona në realizimin e aktiviteteve që do të ishin në shërbim të qytetarëve tanë. Myftiu njëkohësisht më uroi edhe për marrjen e mandatit të dytë si kryetar i Komunës së Çairit”, ka thënë Ganiu.

Marketing