Ganiu nga SH.F. “Hasan Prishtina” uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor(Foto)

Nga ambientet e vatrës së çmuar të diturisë që mban emrin e rilindasit dhe veprimtarit të shquar të kombit tonë Hasan Prishtina, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Mehmet Prishtina – pinjolli i Hasan Prishtinës përcollën urimet e sinqerta për fillimin e vitit të ri shkollor.

Marketing

Gjatë fjalimit të tij, kreu i Çairit mes të tjerash tha se nëse dikur sigurimi i të drejtës për arsimim ishte sfidë përcaktuese për mbijetesën e kombeve, sot një mision me peshë po të njëjtë është edhe puna që bashkë institucionet vendore duhet ta bëjmë për të ngritur cilësinë e procesit arsimor, në mënyrë që nxënësit tanë të pajisen me dije bashkëkohore dhe të jenë konkurrentë të denjë me bashkëmoshatarët e vet kudo në botë.

“Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të përmirësuar kushtet që premtojnë mbarëvajtje solide të procesit arsimor. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të përmirësuar ato kushte që premtojnë mbarëvajtje solide të procesit arsimor. Jemi të vetëdijshëm se na pret ende shumë punë por tepër të motivuar kur shohim entuziazmin e fëmijëve tanë në rrugën e dijes. Po punojmë në më shumë shkolla, projekt pas projekti dhe nuk do të ndalemi. Jam i bindur që bashkë do t’ia dalim të ruajmë të pashuar dritën e diturisë që na e lanë amanet të parët tanë.”, citon kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Me këtë rast, Komuna e Çairit i dhuroi shkollës një komplet librash për të pasuruar fondin e bibliotekës së saj.

Marketing